
Rama: Kam bërë kërkesë për të hequr Qeverinë nga Investimet Strategjike
Kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek akuzat e opozitës për ministren Olta Xhaçka, për sa i përket investimeve Strategjike. Ministrja Xhaçka akuzohet se ka përfituar tokë në bregdet në emër të bashkëshortit të saj duke shfrytëzuar afrimitetin në qeveri. Sipas Ramës, bashkëshortit të Olta Xhaçkës i takon me ligj plazhi që ka marrë.
Rama ka shtuar se ka bërë një kërkesë për të hequr fare Qeverinë nga Investimet Strategjike që të mos përfshihen në të tilla akuza.