Rama ironizon protestën e Berishës

Kryeministri i vendit Edi Rama ka reaguar një ditë pas protestës së thirrur nga kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha përpara kryeministrisë, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Kreu i qeverisë publikoi një video në rrjetin social Twitter, ku në të shfaqen mbetjet në shkallët e Kryeministrisë. Pas përfundimit të protestës të shtunën, protestuesit hodhën shashka, molotov, tymuese dhe bojë.

Bashkangjitur videos, Rama shkruan: “Dje zhgarravinat e revolucionit, sot dushi i regjimit. Nesër nis një javë e re me punë të mira.”

*Tibo News