
Rama i përgjigjet Berishës për rrëzimin e rezolutës për masakrën e Srebrenicës
Kryeministri Edi Rama reagon pas rrëzimit të rezolutës për masakrën e Srebrenicës, një nismë e kërkuar nga Sali Berisha dhe një grup deputetësh mbështetës të tij.
Me një gjuhë të ashpër ai i është kundërpërgjigjur Berishës duke thënë se ajo nuk ishte rezolutë, por një lojë e ulët nga ana e tij.
Rama nga rrjetet sociale thotë se Berisha është një i shpallur ‘non grata’ nga SHBA si i korruptuar dhe minues i demokracisë.
Ai e quan edhe thyrësi i embargos ndaj Sllobodan Millosheviçit.
Në një tjetër postim, Edi Rama shkruan se Parlamenti do të refuzojë çdo letër apo nismë të dërguar nga Sali Berisha.
Ky reagim i tij vjen pasi deputetët e Partisë Socialiste votuan kundër një rezolute për dënimin e krimeve dhe gjenocidit serb në Srebrenicë, një iniciativë kjo e deputetëve mbështetës të Sali Berishës.
*Tibo News.