
Rama: Gabim i madh nëse RMV s’do të pranojë propozimin francez
Kryeministri Edi Rama shprehet se do ishte një gabim i madh nëse Maqedonia e Veriut nuk do të pranonte propozimin e presidentit francez, Emanuel Macron lidhur me zgjidhjen e ngërçit me Bullgarinë. Një intervistë për “Kanal 5” në Shkup, Rama apeloi që drejtuesit e Maqedonisë së Veriut të pranojnë propozimin që i hap rrugë procesit të negociatave për Tiranën dhe Shkupin.
Kreu i qeverisë shqiptare nënvizoi se nëse Maqedonia e Veriut e refuzon propozimin francez, Shqipëria do të kërkojë të eci ndarazi për çështjen e negociatave.