Rama flet për sfidën e radhës të qeverisë

Kryeministri, Edi Rama, ka folur për sfidën e radhës të qeverisë shqiptare në lidhje me turizmin në Shqipëri. Rama tha nga Lalëzi në Durrës se Shqipëria duhet të punojë për të pasur turizëm 365 ditë në vit dhe jo vetëm në verë.

Kryeministri tha se qeveria dhe bizneset duhet të shohin përtej diellit dhe deti, duke thënë në këtë mënyrë se është e nevojshme që t’i jepet hov edhe turizmit dimëror.