Rama: Do propozojmë taksim zero për pagat deri në 500 mijë lekë të vjetra

Kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën në seancën e sotme plenare për t’u përballur me ato që deklaroi më herët gjatë seancës deputetja demokrate Jorida Tabaku rreth raportit të Bankës së Shqipërisë për vitin 2021. Ndër të tjera, ndërsa fliste për sistemin e taksimit në Shqipëri, Rama tha se qeveria do të propozojë së shpejti që për ata persona që marrin deri në 500 mijë lekë të vjetra pagë, taksimi të jetë zero.

Kujtojmë se deputetja Tabaku gjatë fjalës së saj e akuzoi qeverinë se nuk ka menaxhuar krizën si duhet, dhe sipas saj, ka zhytur vendin në borxhe e duke rritur çmimet për qytetarët.