Rama dhuron trëndafila për 8 Mars: Nuk ka lule që ua merr nurin…

Me një urim për të gjitha gratë, vajzat dhe nënat shqiptare e ka nisur ditën sot kryeministri i vendit Edi Rama.

Me fjalë të përzgjedhura për 8 Marsin, kryeministri publikoi një video nga takimi i tij në Durrës, teksa dhuron trëndafila roza për gratë që ishin të pranishme.

Postimi i Ramës:

“Mirëmëngjes, dhe me ditën e 8 Marsit që të kujton se nuk ka lule që ua merr nurin, grave të sakrificës, dhembshurisë e dashurisë, ju uroj një ditë të mbarë”.

8 Marsi shënon një ditë feste për nënat, gratë dhe vajzat, por edhe një protestë ku dalin e flasin kundër dhunës së ushtruar ndaj tyre.

Viti 1910, përkujtohet si viti kur për herë të parë u shpall dita e 8 Marsit, që njihet ndryshe si Dita Ndërkombëtare e Gruas.