Rama: Bord Kombëtar për kontrollin e çmimit të naftës

Në një takim me furnizuesit e naftës, kryeministri Rama u shpreh se brenda 24 orësh do të kalojë një akt normativ me fuqinë e ligjit dhe qeveria do të hyjë në administrimin e furnizimit me naftë. Rama prezantoi edhe Bordin Kombëtar me anëtarët që bashkë me kompanitë e tregtimit të naftës do të bëjë transparencë të çmimit të naftës.

Kryeministri paralajmëroi se kush nuk zbaton rregulloren e bordit do të humbasë pikën e karburantit. Kreu i qeverisë gjithashtu tha se kriza më e madhe është ajo energjetike që po cilësohet si pandemia e re. Ai tha se qeveria ka vendosur që nga rritja e çmimit të energjisë të mos preken familjet dhe biznesi i vogël dhe për këtë deri në fund të vitit i duhen 640 mln dollarë për ta përballuar.