
Radiot europiane mbështesin Ukrainen duke luajtur këngën e John Lennon
Mbi 150 stacione radiofonike transmetuan hitin “Give peace a chance” te shkruar nga John Lennon dhe gruaja e tij Yoko Ono gjate protestës se tyre për paqen ne bote. Sipas EBU-se kësaj iniciative do t’i bashkohen dhe stacione private radiofonike ne një tentativë te përbashkët kundrejt zgjidhjes se problematikave qe po prekin Evropën lindore.
“Dita ditës tragjeditë e luftës ne Ukraine po behën me evidente. Në këto kohe solidaritet, humaniteti dhe mbështetja jone e përbashkët është e domosdoshme,” tha drejtoresha e stacionit rajonal radiofonik te Berlinit RBB, e cila e nisi ketë projekt.
“Give peace a chance” u regjistrua ne Montreal nga John Lennon dhe gruaja e tij gjate luftës se Vietnamit. Çifti i muzikanteve vendosen te protestojnë ne mënyre paqësorë duke qëndruar ne krevat për dy jave ne hotelin Hilton ne Amsterdam dhe Queen Elisabeth ne Montreal.