
R.C. Anaider, shkrimtarja në një rrëfim ndryshe për jetën e saj dhe romanin e pazakontë ‘Shpellat”
Autorja shqiptare e njohur me emërtimin letrar R. C. Anaider pasi përfudnoi studimet e larta në Rusi, nisi rrugëtimin në Zvicër, vend ku jeton dhe punon prej kohësh duke ushtruar pasionet e saja në pikturë dhe letërsi.
Së fundmi ajo ka romanin “Shpellat”, i cili vjen si një udhëtim imagjinar në një botë të konceptuar në trajten e shpellave, të cilat nuk janë aspak të zakonshme.
Inspirimi i saj më i madh është dashuria, dashuri për jetën, për njerëzit dhe për të bukurën. Këtu nis edhe lidhja e saj me pikturën. Për të piktura ka qenë një shpëtim, duke e ndihmuar të arrijë tek të tjerët me anë të një komunikmi më universal.
Çdo pikturë është si një poezi, si një novelë me mijëra fjalë, shkruar në gjuhën e ngjyrave, formave dhe teksturës, e cila mund të lexohet pa asnjë përkthim nga të gjithë dhe secili mund ta interpretojë sipas mënyrës së tij.