Qytetin më të mirë në Europë për këtë vit, e njohin mirë shqiptarët

Vendi më i mirë për t’u vizituar në Europë për këtë vit nuk është Spanja me diellin kudo, as Greqia me vendet historike, por as Kroacia me plazhet mahnitëse.

Vendin e parë këtë vit e zë Londra, kryeqyteti i lavdishëm britanik, që njihet për ushqimet, infrastrukturën dhe panoramën e saj. Shqiptarët kanë një lidhje të fortë me Londrën pasi mijëra jetojnë dhe punojnë atje, pa përmendur situatën me emigrantët e paligjshëm që mbërrijnë me varka.

Sipas Resonance Consultancy, e cila publikon qytetet më të mira në botë, Londra mund qytetet e tjera evropiane duke marrë këtë vit vendin e parë.

Kompania shqyrtoi 100 qytetet më të mira për të jetuar, investuar dhe vizituar në vitin 2023 dhe mori parasysh disa faktorë. Kryesorja midis tyre ishin atraksionet, vendet e pushimit dhe ecjes, diversiteti, përvojat, nivelet e punësimit dhe madje edhe hashtags në Instagram.

Londra u konsiderua më e mira për ofertat e saj për vizitorët, por edhe banorët e saj për shkak të qëndrueshmërisë ndaj shkatërrimit ekonomik, vdekjes së Mbretëreshës, Brexit, riorganizimit të kabinetit dhe më shumë.

Ajo u lavdërua për lidhjet e saj teknologjike, me gjigantë të tillë si Google dhe TikTok që investuan shuma të mëdha parash në kryeqytet.

Kryesisht, Resonance Consultancy u mrekullua me qytetin për shkak edhe të zgjerimit të lidhjeve të tij të udhëtimit, me Linjën Elizabeth e cila feston sot një vit që nga hapja.

Dhe ndërsa pjesa tjetër e vendit përballet me rënien më të madhe të çmimit të pronave, Londra ka ecur mirë lidhur me shtëpitë që blihen kryesisht nga milionerët, duke shitur 63% më shumë shtëpitë e Mayfair dhe St James sesa nivelet para pandemisë.