Qyteti ukrainas New York, nën sulmet ruse

Nju Jorku është një qytet me 10,000 banorë kryesisht rusisht-folës në Ukrainë që u përpoq të bënte një fillim të ri vitin e kaluar duke braktisur emrin e tij sovjetik që ishte Novgorodske dhe duke u munduar të përshtateshin me emrin e zgjedhur nga kolonët gjermanë në vitet 1800.

Sipas banorëve, zjarri i artilerisë filloi të godiste qytetin ukrainas, Nju Jork, një muaj më parë dhe sulmet me artileri të rëndë sa vijnë e intensifikohen çdo ditë e më shumë.