Qyteti që mban vendin e parë, sipas “The Telegraph”

Sipas “The Telegraph”, që mban vendin e parë në botë, gjendet në Spanjë.

Në rubrikën e saj të udhëtimeve, gazeta britanike, ka zgjedhur Barcelonën për kushtet e favorshme gjeografike, diellin, restorantet, hotelet me pesë yje si dhe distancën nga aeroporti.

“Barcelona kombinon gjithçka që është më tërheqëse në qytetet mesdhetare, me ndikimin kulturor dhe dizajnin e qyteteve në veriun e ftohtë”, shkruhet në “The Telegraph”.

 

“Barcelona ka plazhe spektakolar, ku mund të argëtohesh dhe të bësh sporte në mëngjes, pasdite dhe natë. Vlen të përmenden gjithashtu 19 restorantet me yje Michelin dhe 39 hotelet me pesë yje, dhe se aeroporti ndodhet vetëm 11 kilometra nga qendra e qytetit, i lidhur shumë mirë me autobus, metro dhe tren.”

 

Barcelona, në kategorinë e përbërë prej kulturës, historisë, arkitekturës, gastronomisë dhe sigurisë, ka arritur të fitojë 588 pikë nga 810 të mundshmet, 32 pikë mbi Sidney-n, qytetin e renditur në vendin e dytë.

Vendin e tretë në klasifikim sipas “The Telegraph” e mban Cape Town, të katërtin Lisbona dhe të pestin Venecia.