AlbanianEnglish

Qyteti ku temperaturat do shënojnë 39 gradë sot

Sipas MeteoAlb: Mbetemi në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që në orët e para të ditës të kemi dominim të kthjellimeve në pjesën më të madhe të vendit.

Por gjatë mesditës dhe në vijim parashikohet që vranësirat e lehta të përfshijnë të gjithë Shqipërinë, por nuk do të mund të sjellin reshje.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 39°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 2 – 3 ballë.

*Tibo News

You don't have permission to register