“Qyteti i trafikut” projekti për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku përuruan të mërkurën “Qytetin e trafikut”, një hapësirë argëtimi dhe edukimi për fëmijët mbi rregullat dhe sigurinë e qarkullimit rrugor.

Kryeministri theksoi nevojën që ky projekt të shtrihet edhe në qytete të tjera të Shqipërisë pasi garanton që në të ardhmen të ketë më tepër siguri në rrugë.

Projekti i mbështetur nga qeveria polake është vënë në zbatim nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe synon të nxisë edukimin që në shkolla të fëmijëve për lëvizjen në rrugë.