
Qyteti anglez me më shumë çifte të lumtur
Shën Valentini mbetet dita ku të dashuruarit e shprehin më shumë se kurrë ndjesinë që kanë me partnerin, edhe pse dashuria në fakt duhet të shprehet në çdo moment dhe jo për raste ‘festash’.
Por sipas një hulumtimi, disa çifte janë më të lumtur se të tjerët dhe i përkasin një kryeqyteti të caktuar.
Studimi i ri nga Getir analizoi rezultatet mesatare mujore të kërkimit për “si të ndaheni me dikë” në 15 qytete të mëdha të Britanisë, për të zbuluar se në cilat rajone po kërkohet më shumë ndihmë për të dalë nga marrëdhëniet e tyre.
Dhe duket se çiftet më të lumtura në Britani gjenden në Londër, Birmingham dhe Leeds.
Në mënyrë të habitshme, duke marrë parasysh se sa e shtrenjtë është jetesa në kryeqytet Londra renditet si vendi i më i mirë.
Pavarësisht nga një popullsi masive prej gati nëntë milionësh, mesatarisht vetëm 57 njerëz po kërkonin “si të ndaheni me dikë” për 100,000 njerëz.
Çiftet në Birmingham janë gjithashtu mjaft të kënaqur me vetëm 149 persona për 100,000 që kërkojnë këshilla për ndarje çdo muaj, të ndjekur nga Leeds në vendin e tretë.
Renditja:
Nottingham
Bristol
Liverpool
Stoke-on-Trent
Edinburgh
Cardiff
Manchester
Leicester
Glasgow
Coventry
Sheffield
Sunderland
Leeds
Birmingham
London
*Tibo News