Qytetet më të ngrohta të Europës dhe cilin vend zë Tirana

Ndërsa Evropa Veriore ndodhet ende në një kohë të ftohtë, banorët mezi presin pak ngrohtë dhe diell.

Adhuruesit e diellit mund të planifikojnë Pashkët në vende të ngrohta, larg vendit të tyre.

Moti mund të jetë i paparashikueshëm, por disa pjesë të kontinentit janë më të qëndrueshme se të tjerat.

Një raport i fundit ka treguar listën me qytetet më me diell në Evropë.

Bazuar në të dhënat nga World Weather Online, këto ishin rezultatet.

Qytetet më me diell të Evropës rezultojnë në Spanjë dhe Itali. Ndërsa Shqipëria me Tiranën renditet në vendin e 16-të, me 336 orë diell në muaj/mesatarisht dhe temperatura mujore mesatarisht mbi 17 gradë.

Nuk është çudi në fakt: qytetet më me diell të Evropës janë në Spanjë dhe Itali. Këto dy vende dominojnë në top 30-shen, me 12 qytete nga Spanja dhe 11 nga Italia që përbëjnë listën.

Kjo renditje pasqyron numrin mesatar të orëve me diell në muaj në çdo qytet, në vend që të krahasojë temperaturat.

Duke parë më nga afër top 10 qytetet më me diell, katër prej tyre ndodhen në jug dhe juglindje të Spanjës, dhe tre janë në ishullin italian të Siçilisë.

Nëse jeni adhurues i motit me diell, këto janë destinacione udhëtimi gjatë gjithë vitit falë klimës së tyre të butë.