Qytetarët rus në prag festash teksa lufta vijon

Viti i Ri është festa kryesore sezonale e Rusisë, ndërsa besimtarët ortodoks rus festojnë gjithashtu Krishtlindjet më 7 janar.

Jashtë Parkut Gorky të Moskës janë shënuar tri shkronjat Z,V dhe O të cilat janë simbolet ushtarake të vijës së parë për të promovuar luftën në Ukrainë.

Brenda këtij parku ka një hapësirë të veçantë ku nëpërmjet një studioje njerëzit mund të regjistrojnë urime për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri në mënyrë që t’ua dërgojnë trupave që po luftojnë në vijën e parë të betejës.

Fëmijët nën mbikëqyrjen e të rriturve kanë shkruar letra dhe kartolina për ushtarët si dhe kanë paketuar pako për ti dërguar pranë tyre.

Përgjatë kësaj atmosfere në Moskë në sfond luhej muzikë e epokës sovjetike.

Rusia thotë se po zhvillon një “operacion special ushtarak” në Ukrainë për ta çliruar atë nga nacionalistët dhe për të mbrojtur komunitetet rusishtfolëse.

Ukraina dhe Perëndimi i përshkruajnë veprimet e Kremlinit si një luftë agresioni të paprovokuar.

*TiboNews