
Qytetarët i ‘pushtojnë’ shtëpinë, Presidenti i Sri Lankës jep dorëheqjen
Pas një fundjave trazirash në kryeqytetin e Sri Lankës, Kolombo, zyra e kryeministrit të hënën konfirmoi se presidenti Gotabaya Rajapaksa dhe i gjithë kabineti do të japin dorëheqjen dhe do të hapin rrugën për një qeveri uniteti të re.
Duke folur për herë të parë që kur protestuesit anti-qeveritar sulmuan rezidencat zyrtare të Presidentit dhe Kryeministrit, Kryeministri Ranil Wickremesinghe tha gjithashtu se ai do të largohej:
“Ata erdhën dhe ma dogjën shtëpinë. Jo vetëm se kanë marrë shtëpinë e Presidentit, zyrën e Presidentit dhe Pemët e Tempullit (rezidencën zyrtare të Kryeministrit). Ata i kanë shkatërruar të gjithë dokumentet. Një qeveri duhet të punojë në përputhje me ligjin. Ne duhet të punojmë sipas kushtetutës. Ne nuk do të punojmë jashtë kushtetutës. Ju nuk mund të bëni presion nga jashtë parlamentit për të bërë gjëra. Unë jam këtu për të mbrojtur kushtetutën, për të dëgjuar mendimet e njerëzve duke mbrojtur kushtetutën. Sot duhet një qeveri gjithëpartiake dhe unë do të punoj për ta arritur atë”.
Udhëheqësi i opozitës Sajith Premadasa tha se qeveria dhe liderët e saj nuk kishin më mandatin e popullit dhe tha se ai ishte gati të formonte një qeveri të re.
Kriza financiare e Sri Lankës po thellohet dhe protestuesit kanë thënë se nuk do të largohen derisa të dy të largohen zyrtarisht.
Shumë janë të shqetësuar pasi nuk ka pasur asnjë fjalë të drejtpërdrejtë nga Rajapaksa për planet e tij. Lahiru Weerasekera, një organizator kombëtar për ndryshimin e të rinjve, ishte një prej tyre:
“Nëse nuk ikin në datën 13, ajo që do të ndodhë është që populli të vendosë të sulmojë kudo që fshihet tani. Kohët e fundit parlamenti nuk ka marrë vendimet që duhet të marrë. Në mbledhjen e kryetarëve të partive, ata kanë vendosur që presidenti dhe kryeministri të japin dorëheqjen. Ajo që ne kërkojmë është se cila ishte arsyeja që nuk mund ta merrnin atë vendim më herët? Nëse përfaqësuesit e popullit janë në anën e popullit, pse nuk mund ta bëjnë këtë më herët?”
Paqëndrueshmëria e vazhdueshme politike mund të dëmtojë negociatat e vendit me FMN-në për një paketë shpëtimi ka thënë guvernatori i bankës qendrore.
Protestat gjithëpërfshirëse të shoqëruara me pandeminë kanë goditur ekonominë e varur nga turizmi.
Vendi është goditur nga inflacioni në rritje, zhvlerësimi i monedhës, ndërprerjet e vazhdueshme të energjisë dhe mungesat e karburantit.
Megjithatë, kryeqyteti u ndje më i qetë të hënën ndërsa njerëzit shëtisnin në rezidencën e presidentit dhe vizituan ndërtesat e epokës koloniale. Policia nuk u përpoq të ndalonte askënd.
Kombit të goditur nga kriza mezi i ka mbetur asnjë dollarë për të importuar karburant, i cili është racionalizuar në udhëtime thelbësore për autobusë dhe trena.
Ndërkohë vijojnë radhët e gjata jashtë pikave të karburanteve.