
Qytetarët dorëzojnë armët në Francë
Qytetarët në Francë po dorëzojnë armë, municione, thika dhe granata tek autoritetet.
Kjo është fushata e fundit e policisë franceze për grumbullimin e armëve pa leje në vend.
Mbajtja e armëve në Francë nga qytetarët nuk është aq e përhapur sa në SHBA dhe krimi i kryer nëpërmjet tyre është relativisht i rrallë.
Megjithatë nisma e institucioneve synon të ulë armëmbajtjen pa leje tek qytetarët pasi raportet tregojnë se deri më tani janë rreth 6 milionë armë pa leje.
Fushata e mbledhjes së armëve pa leje nisi më datë 25 nëntor në Francë dhe deri më tani janë ngritur mbi treqind pika grumbullimi.
Autoritet kanë paralajmëruar qytetarët se nëse nuk dorëzojnë armët pa leje do të përballen me dënime të rënda.
Një tjetër mundësi është regjistrimi i tyre pranë zyrave të policisë.
Në vetëm 5 ditët e para të kësaj nisme janë dorëzuar 65,000 armë zjarri dhe 1.6 milionë plumba dhe predha.
*TiboNews