Qeveria vendos 27 Nëntorin ditë pushimi për administratën, por…

E hëna e 27 Nëntorit do të jetë ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore.

Me anë të një VKM-je, qeveria thotë se kjo ditë pune do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda tremujorit të parë të vitit pasardhës.

“Këshilli i Ministrave vendosi caktimin e ditës së hënë datë 27.11.2023 ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore. Dita e punës e datës 27.11.2023 do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda tremujorit të parë të vitit pasardhës. Ngarkohen institucionet e administratës shtetërore për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në VKM.

Vendimi vjen për shkak të festave të Nëntorit, ku data 28 dhe 29 janë po ashtu pushim si ditë festash zyrtare.