Qeveria thirrje bankave: Investoni në teknologji

Sistemi bankar duhet të jetë më pro teknologjisë, që ekonomia e Shqipërisë të mos jetë më e varur nga paraja që qarkullon në dorë. Thirrja bëhet nga qeveria, e cila thotë se është e hapur për bashkëpunim. Bankat duhet të investojnë më shumë për teknologjinë për të lehtësuar shërbimin me klientët dhe vetveten.

Me këtë këshillë, zv/kryeministri Arben Ahmetaj foli për të mirat që ka sjellë e-Albania me mbylljen e sporteleve dhe shërbimet online. Ndërkohë, ministrja e Financave tha se ekonomia nuk duhet të jetë e varur nga paratë Cash.