Qeveria shqiptare dhuron 1 milion euro për Ukrainën

Në mbështetje të Ukrainës pas pushtimit rus, qeveria ka njoftuar se do të japë një milion euro ndihmë financiare. Ky fond do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të Shtetit.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama, ndihmën për Ukrainën e premtoi më 5 maj në Konferencën e Donatorëve në Varshavë.