Qeveria premton dyfishin e ndihmës ekonomike për këto kategori

Kryeministri Edi Rama premtoi nga foltorja e parlamentit të dyfishojë ndihmën ekonomike për disa kategori të veçanta në janarin e vitit të ardhshëm.

Ndihma ekonomike do të dyfishohet vetëm për nënat me tre apo më shumë fëmijë, për vajzat e dhunuara dhe trafikuara, për jetimët dhe për fëmijët me aftësi ndryshe.

Ligj i ri për statusin ‘Fëmijë në mbrojtje të Republikës” do të trajtojë financiarisht edhe fëmijët e prindërve që kanë rënë në krye të detyrës.

Kjo ndihmë do të përfshijë për herë të parë edhe fëmijët e mjekëve dhe infermierëve që humbën jetën gjatë pandemisë.