
Qeveria planifikon të paguajë 6,1 mln € shtesë për inceneratorin e Tiranës
Qeveria planifikon që këtë vit pagesat për inceneratorin e Tiranës të kapin vlerën 13 milionë euro nga 6.9 milionë euro që parashikohet në kontratën koncesionare. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë në planin për buxhetin e këtij viti, inceneratori i Tiranës do të marrë 6.1 milionë euro më shumë për shkak të sasive të larta të mbetjeve që do të përpunohen në Sharrë.
Mbetjet që gjeneron kryeqyteti janë rritur, ndërsa kontratës i janë shtuar edhe plehrat që gjenerohen në bashkitë e bashkitë e Durrësit, Kavajës, Kamzës dhe Vorës. Për vitin 2023, pagesat për inceneratorin e Tiranës parashikohen sërish më rritje. Në total pritet të paguhen 14.5 milionë euro nga 7.8 milionë se skenari i vendosur në kontratën mes qeverisë dhe Integrated Energy BV.
Qeveria ka përfunduar për vitin 2021 pagesat për inceneratorin e Elbasanit dhe Fierit, kur për këtë të fundit ka mbetur edhe dhënia e një kësti me vlerë 500 mijë euro.