Qeveria kërkon dyfishim të dënimit për përsëritësit e krimeve

Ministria e Drejtësisë ka hedhur për konsultim publik ndryshimet në kodin penal. Në ndryshimet e propozuara, qeveria kërkon ashpërsim të ligjit për përsëritësit e krimeve.

Kërkohet dyfishim i dënimit kur krimi është i përsëritur ose kryhet 5 viteve nga dënimi i parë. Po ashtu, për krimet e rënda nuk do të ketë gjykim të shkurtuar.

Këto ndryshime përfshijnë edhe autorët që kryejnë dhunë në familje dhe për autorët që kryejnë krime ndaj fëmijëve.

Pas konsultimit publik, propozimet do të kalojnë në komisione më pas për votim në parlament.