Qeveria hap portalin “Open Data Government”, por të dhënat mungojnë

Qeveria shqiptare ka ndërtuar një portal për transparencën e të dhënave nën projektin: “Ndërtimi i portalit për qeverisjen e hapur, opendata.gov.al”, për të cilin ka shpenzuar 62 milionë lekë, sipas të dhënave nga thesari i Ministrisë së Financave.

Portali i cili tashmë është në funksion, nuk ka informacion për shumicën e kategorive, ndërsa ka vetëm disa informacione të cilat i takojnë vitit 2019, të tilla si importet e birrës, cigareve dhe karburanteve.