
Qeveria e Spanjës fushatë për gratë që nuk shkojnë në plazh për shkak të peshës
Ministria për Barazinë në Spanjë ka nisur një fushatë verore për të inkurajuar gratë të cilat kanë komplekse me trupin e tyre që të dalin dhe të shijojnë plazhin.
“Vera është gjithashtu e jona”, shkruhet në sloganin mbi një imazh të pesë grave të ndryshme të formave dhe madhësive të ndryshme.
“Të gjithë trupat janë trupa plazhi,” deklaroi ministrja e Shërbimeve Sociale, Ione Belarra.
Drejtuesja e Institutit të Grave Antonia Morillas tha se format fizike ndikojnë jo vetëm në vetëvlerësimin e grave, por atyre që etiketohen si të shëndosha iu mohohen disa të drejta.
Instituti i cili qëndron pas nismës së veçantë thotë se koj është një përpjekje për të treguar se të gjitha organet, pavarësisht nga forma dhe madhësia janë të vlefshme për njeriun.
Gratë duhet ta shijojnë verën kudo dhe me kë të dëshirojnë, pa ndjerë siklet dhe shqetësim lidhur me format dhe peshën trupore.
Por jo të gjithëve iu bëri përshtypje fushata.
Disa pyesnin veten nëse duhet të zgjerohet duke përfshirë burra pa të ashtuquajturat trupa standardë, ndërsa lideri i krahut të majtë Cayo Lara tha se fushata ishte kulmi i absurditetit, duke thënë se po krijohet një problem, aty ku problemi nuk ekziston.
*Tibo News