Qeveria e re në Mal të Zi/ Forumi Shqiptar i bashkohet Spajiç

Drejtuesi i Forumit Shqiptar, Nik Gjeloshaj ka deklaruar se ka vendosur që të mbështesë parimet programore të kreut të partisë “Europa Tani”, Milojko Spajiç, për formimin e qeverisë së 44 të Malit të Zi.Si subjekti politik më i madh i shqiptarëve në Mal të Zi, Forumi Shqiptar në këtë mënyrë synon ta vërtetojë përkushtimin programor të të gjithë subjekteve që e përbëjnë, që shqiptarët në Mal të Zi të jenë partner i vërtetë i të gjithë forcave demokratike pro-perëndimore në Mal të Zi në rrugën e tij evropiane dhe euroatlantike.

Ai gjithashtu ka theksuar se ky vendim vjen me qëllim për të kontribuar në avancimin e statusit të shqiptarëve në Mal të Zi.