
Qeveria e Kosovës shtyn me 1 muaj reciprocitetin
Qeveria e Kosovës ka shtyrë vendimin për pajisjen e qytetarëve serbë me dokumente dhe targa kosovare në territorin e Kosovës për në 1 shtator 2022. Vendimi u mor në orët e vona të mbrëmjes pas tensioneve të krijuara në Veri të Kosovës ku qytetarë serbë bllokuan pikat kufitare.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se shtyrja e zbatimit të vendimeve për targat dhe reciprocitetin për letërnjoftime bëhet vetëm me kushtin që nga veriu i vendit të hiqen të gjitha barrikadat dhe të rikthehet liria e lëvizjes.