
Qeveria do të japë 50 milionë euro për të ndihmuar shtresat në nevojë
50 milionë euro do të japë qeveria për të ndihmuar shtresat në nevojë nga rritja e çmimeve. Detajet për paketën e dytë, pas asaj të marsit do të jepen ditët në vazhdim, edhe pse lekët janë garantuar 40 ditë më parë.
Deputeti Erjoj Braçe kritikoi qeverinë për neglizhencë në planin e masave për përballimin e krizës në sektorin energjetik.
Në komisionin e Ekonomisë u fol edhe për pika të tjera të buxhetit 2022, aty ku ministrja Ibrahimaj sqaroi se taksat nuk do të ndryshojnë këtë vit.