
Qetësohet gjendja ne Sidnei nga përmbytjet
Shiu i dendur që goditi Sidnein gjatë pesë ditëve të fundit u lehtësua të enjten dhe banorët e lodhur nga përmbytjet kërkuan të ktheheshin në shtëpi për të vlerësuar dëmet, pjesa më e madhe e tyre për herë të tretë këtë vit.
Nivelet e ujit në lumin Hawkesbury në perëndim të Sidneit filluan të ulen duke sjellë lehtësim për banorët në Windsor, një nga periferitë më të goditura.
Por shiu i dendur shkaktoi përmbytje të shpejta në bregun verior të Uellsit të Ri, duke detyruar evakuimet gjatë natës.
Rreth 85,000 banorë lëvizën nga shtëpitë e tyre për shkak të përmbytjeve.