
Qershori nis me rrebeshe shiu, paraditja temperatura të larta, pasditja me stuhi
Sipas MeteoAlb: Moti i kthjellët dhe temperatura të larta do të dominojnë të gjithë territorin deri pas – mesditë kur pritet zhvillim i vranësirave duke gjeneruar rrebeshe shiu nëpër të gjithë territorin, më të dendura në zonat e Ultësirës Perëndimore. Po ashtu; edhe pasditja, vijon me vranësira, rrebeshe shiu si edhe mini-stuhi breshëri në pjesën më të madhe të vendit. Kjo situatë e paqëndrueshme atmosferike mbetet deri në orët e mbrëmjes kur pritet përmirësim i dukshëm i motit.
Temperaturat e ajrit mbeten kostante gjatë mëngjesit por mesdita sjell një rritje të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 30°C.