Qerpikë të gjatë? Zgjidhja gjendet brenda shtëpisë tuaj

Qerpikët e gjatë dhe të plotë janë ajo që kërkon pothuajse gjithsecili prej nesh.

Zgjidhja natyrale, pa bojëra apo metoda të tjera, do të ishte e duhura.

Në fakt ajo zgjidhje gjendet lehtësisht në shtëpinë tuaj, brenda në një thelbi hudhër.

 

Ne kemi dëgjuar për efektet që hudhra bën në shëndet dhe bukuri, ndaj nuk është shumë çudi surpriza e radhës.

Për vajin e bajames ne e dimë që i bën qerpikët të duken shumë bukur, por rezultati që vjen nga një thelbi hudhër do ju mahnisë më tepër.

Megjithatë edhe për këtë janë dy opsione.

Njëra është thjesht të fërkoni një thelbi direkt në qerpikët tuaj, ndërsa tjetra është të grini hudhrën dhe me një shtupë pambuku ta vendosni mbi qerpikët tuaj, duke i mbajtur sytë mbyllur për çerek ore.

 

Pavarësisht metodës që pëlqeni apo zgjidhni, ju gjithsesi do të keni një rezultat unik.