AlbanianEnglish

Qëndrimi i Gjermanisë në konfliktin Rusi-Ukrainë

Presidenti amerikan Joe Biden ka deklaruar se SHBA-të dhe Gjermania do të ndërmarrin një qasje të bashkuar në lidhje me rritjen e tensioneve mes Rusisë dhe Ukrainës.

Pavarësisht polemikave se Gjermania nuk është treguar partner i fuqishëm në përballje me Rusinë, presidenti Biden tha se gjermanët mbështesin një paketë të plotë sanksionesh të mundshme, ndonëse nuk dha më tepër detaje.

Presidenti amerikan shtoi gjithashtu se projekti i gazsjellësit Nord Stream 2 që po ngrihet mes Gjermanisë dhe Rusisë nuk do të vijojë nëse Rusia pushton Ukrainën.  Kancelari gjerman nuk e ka  konfirmuar këtë, por ka përsëritur shpesh se Gjermania përkrah aleatët.

Joe Biden këshilloi qytetarët amerikanë në Ukrainë që të largohen nga vendi për të mos rrezikuar në rast të ndonjë sulmi të mundshëm.

Ndërkaq presidenti francez u takua me homologun e tij rus, ky i fundit tha se është shumë herët për të folur për propozimet e Macron, por që mund të krijohet një bazë për hapat e mëtejshëm. I pyetur nëse Rusia do të pushtonte Ukrainën, ai nuk e përjashtoi si mundësi!

You don't have permission to register