Qarku i Vlorës, më shumë divorce në Shqipëri

Vlora rezulton qarku me numrin më të madh të divorceve, në raport me popullsinë. Këtë e kanë treguar  të dhënat e Institutit të Statistikave sipas të cilave 9.8% e popullsisë zgjedh t’i japë fund martesës.

Sipas të dhënave, qarku i Tiranës mban vendin e dytë për përqindjen e lartë të divorceve. Drejt zgjidhjes së martesës shkojnë edhe çiftet e qarkut të Korçës dhe Gjirokastrës.

Ekspertët thonë se numri i lartë i divorceve në shumicën e rasteve vjen si rezultat i dhunës brenda familjes, ku femrat përfundojnë viktima te tyre.

Afro 90 % e çështjeve të referuara në gjykatë mbyllen pa marrëveshje në mes palëve.

Fenomeni shihet shqetësues, ndërsa numri i divorceve ka ardhur gjithnjë e në rritje, numri i martesave po vjen në ulje.