AlbanianEnglish

Qarku i tretë në Shqipëri që futet në zonën Covid Free

Lezha është qarku i radhës që përfshihet në zonat Covid Free.

Asnjë i infektuar me koronavirus nuk gjendet aktualisht në Lezhë duke e bërë ata pjesë të zonave të gjelbra.

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë më herët është shpallur Covid Free qarku i Dibrës dhe i Kukësit. Në këto qarqe prej më shumë se 2 javësh nuk ka patur të infektuar të rinj.

Rastet me koronavirus tashmë janë të shpërndarë në 9 qarqe. Tirana vijon të këtë peshën më të madhe me rreth 70%  të totalit të të infektuarve.

Prej më shumë se 3 muajsh rastet ditore me koronavirus po qëndrojnë nën 100 të infektuar të rinj, të shpërndarë në zona të ndryshme të vendit.Tashmë infeksioni kalohet brenda një javë dhe vetëm pak raste kanë nevojë për hospitalizim.

*Tibo News

You don't have permission to register