Qarku i Kukësit, më i varfri në vend

Qarku i Kukësit u rreshtua edhe në vitin 2020 si qarku më i varfër në vend.

Ironike në fakt pasi Kukësi ka densitetin më të lartë të burimeve natyrore të tilla si burimet energjetike, nga ku furnizohet i gjithë vendi, ka minierat e pasura të kromit që shfrytëzohen sistematikisht dhe ka Alpet në zonën e Valbonës që presin turistë nga e gjithë bota.

Në vitin 2020 të ardhurat për frymë në qarkun e Kukësit ishin sa 63 % e mesatares kombëtare dhe sa 53 për qind e të ardhurave për frymë të personave që jetojnë në Tiranë.

*Tibo News.