“Pyetja e artë” që bëjnë njerëzit me inteligjencë të lartë emocionale

Ekziston një e ashtuquajtur “pyetje e artë” që bëjnë njerëzit me inteligjencë të lartë emocionale. Në thelb janë pesë pyetje në një.

Le të imagjinojmë se ne po planifikojmë të ardhmen dhe të shohim për mundësi më të mira për veten ndaj vendosim të japim dorëheqjen nga puna aktuale. Pothuajse menjëherë, punëdhënësi ynë përpiqet të na japë arsye për të qëndruar në kompani. Premton një rrogë më të lartë, na tundon.

Një rast tjetër: Sapo i thamë partnerit se duam të divorcohemi. Ishte një vendim i vështirë, por arritëm në përfundimin se ishte më i miri për ne. Përsëri, do të përpiqet të na bindë të rishqyrtojmë.

Çfarë duhet të bëjmë?

Ekziston një e ashtuquajtur “pyetje e artë” që bëjnë njerëzit me inteligjencë të lartë emocionale. Në thelb janë pesë pyetje në një.

Kur duhet të marrim një vendim dhe jemi nën presion, le të pyesim veten “Si do të ndihem për këtë në një ditë/një javë/një muaj / një vit / pesë vjet?“. Arsyeja që ne do të ndihmohemi është në mënyrën se si truri ynë përpunon emocionet.

Kur ndjejmë një kërcënim emocional, ne përdorim zonën e mendjes të quajtur amigdala. Duke e detyruar veten të shqyrtojmë se si vendimet do të ndikojnë në të ardhmen tonë, trurin tonë dhe shohim se si ndihemi vërtet.

Në këtë mënyrë ne i menaxhojmë situatat më lehtë, marrim vendime më të mira dhe jetojmë me më pak keqardhje.