
Putini me kancer në tiroide?
Presidenti rus Vladimir Putin u vizitua nga një mjek për kancerin e tiroides 35 herë, shkruan njw investigim.
Gazeta investigative ruse Proekt zbuloi se një ekip mjekësh e vizitonin shpesh presidentin 69-vjeçar rus në rezidencat e tij ose e shoqëronin atë në udhëtime mes pyetjeve në rritje për shëndetin e tij.
Yevgeny Selivanov, një kirurg onkologjik, i specializuar në kancerin e tiroides, fluturoi për të vizituar Putinin në rezidencën e tij në Detin e Zi 35 herë dhe kaloi 166 ditë në praninë e tij, thuhet në raport.
Dy otolaringologë, ose specialistë të veshit, hundës dhe fytit, Igor Esakov dhe Alexei Shcheglov, e vizituan presidentin rus edhe më shpesh.
Alexei Shcheglov fluturoi për të parë Putinin 59 herë dhe kaloi gjithsej 282 ditë me të midis 2016 dhe 2020, sipas raportit.
Sëmundjet e tiroides, duke përfshirë kancerin, zakonisht diagnostikohen fillimisht nga një otolaringolog, pas së cilës një onkolog dhe një kirurg përfshihen në trajtim, tha një mjek për Proekt.
Numri mesatar i mjekëve në rrethinën e Putinit u rrit nga pesë në 2016 dhe 2017 në nëntë në 2019, thuhet në raport.
Anëtarët e tjerë të ekipit përfshinin anestezistë, një neurokirurg, një specialist të sëmundjeve infektive dhe një mjek të kujdesit intensiv.
Në disa raste, numri i mjekëve që kujdeseshin për Putinin u rrit kur Putini ka të ngjarë t’i nënshtrohej një operacioni ose një procedure serioze, me gjasë në shpinë, tha gazeta.
Putini ka marrë gjithashtu larjen me ekstrakt gjaku nga brirët e prerë të drerit si një formë e mjekësisë alternative, thuhet në raport.
Presidenti rus e mori këtë terapi alternative me rekomandimin e ministrit rus të mbrojtjes Sergei Shoigu. Gjaku i drerit besohet se përmirëson sistemin kardiovaskular dhe rinovon lëkurën.
Fytyra e presidentit rus është shfaqur dukshëm e fryrë në fotot e fundit, duke ndezur thashethemet se ai po përdor steroide, të përdorura shpesh për trajtimin e kancerit të tiroides.
Kremlini ka refuzuar më parë pyetjet në lidhje me shëndetin e Putinit, me një zëdhënës që këmbënguli se shëndeti i tij ishte “i shkëlqyer”.