Putini kërkon “kokën” e Zelenskyt dhe zyrtarëve të tjerë nga mercenarët

Mercenarët rusë të grupit Wagner kanë udhëtuar në Ukrainë me një mision për të vrarë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky thonë raportet e inteligjencës ukrainase. Objektivat e mercenarëve rusë janë edhe kryeministri ukrainas dhe shefi i shtabit. Shërbimet sekrete ukrainase pretendojnë se presidenti rus është ai që urdhëroi personalisht mercenarët e organizatës private “Wagner” për të vrarë liderin e Ukrainës.

Publikisht, Kremlini vazhdon të pretendojë se nuk është “shqetësuar” nga prania e Zelensky dhe se qëllimi i tij nuk është të përmbysë qeverinë e tij. Kremlini ka mohuar prej kohësh lidhjet me grupin Wagner, një grup mercenar prej 600 vetësh i vendosur në mbarë botën. Raportet kanë pretenduar prej kohësh se ky grup mercenraësh është ushtria private personale e presidentit rus.

Grupi drejtohet nga Dmitry Utkin dhe financohet nga i besuari i Putinit, oligarku rus Yevgeny Prigotsin. Deri më sot ka pasur më shumë se 12 tentativa të dështuara për atentat kundër Zelenskyt, që nga fillimi i luftës. “Mercenarët rusë kanë në duart e tyre një listë me 24 emra” të cilët janë thirrur për të shfarosur: Presidentin e Ukrainës, Kryeministrin, Shefin e Shtabit, Kabinetin, Kryetarin e Bashkisë së Kievit Vitali Klitschko, si dhe vëllain e tij thuhet në raportin e inteligjencës ukrainase.