
Putin ‘zhduket’ për të kryer një ndërhyrje kundër kancerit?
Vladimir Putin mund të detyrohet të dorëzojë kontrollin e Rusisë pasi do t’i nënshtrohet një operacioni ndaj kancerit. Lajmi është publikuar në median Insajder pranë Kremlinit.
Presidenti rus, 69 vjeç, dyshohet se ka shtyrë operacionin i cili ishte planifikuar ta bënte në gjysmën e dytë të prillit.
Megjithatë, mjekët e tij kanë këmbëngulur që operacioni të kryhet sa më shpejt për shkak se sëmundja po përparon. Pretendimet sipas Telegram General SVR janë të vërteta dhe të konfirmuara tek burime pranë Moskës.
Dyshimet shtohen pasi së fundmi Putin emëroi me nxitim sekretarin e sigurimit, Nikolai Patrushev, 70 vjeç për të marrë detyrën sa kohë ai nuk do të jetë në krye të shtetit.
Patrushev, ish-oficer i kundërzbulimit në KGB njihet si figura kryesore në sulmin brutal në Ukrainë dhe sipas mediave mund të jetë një opsion i keq për të ardhmen e luftës.
Prej kohësh është spekuluar mbi shëndetin e Putin dhe dyshimet se vuan nga sëmundja e Parkinsonit.
Përveç këtyre, në disa ruse pretendohet se Vladimir Putin vuan nga çrregullime skizoafektive, halucinacione ose deluzione si dhe çrregullime të humorit.
Kremlini zyrtar ka mohuar gjatë kësaj kohe se Putin është i sëmurë por të shumtë janë ata që mendojnë se zhdukjet e Putin nga ekrani në mënyrë misterioze dhe pamja e tij fizike lënë të kuptohet e kundërta.
*Tibo News.