Putin zgjat kufizimet ndaj biznesmenëve perëndimorë

Sipërmarrësit perëndimorë në Rusi vazhdojnë të kenë nevojë për leje speciale nga qeveria për të shitur aksionet e tyre në kompani të mëdha. Kjo vlen mbi të gjitha për sektorin bankar dhe atë të energjisë. Një dekret i miratuar nga presidenti rus Vladimir Putin në gusht u zgjat me një vit të hënën dhe tani do të skadojë më 31 dhjetor 2023.

Pas luftës së nisur nga Rusia kundër Ukrainës, Perëndimi ka vendosur sanksione ndaj Moskës.