Putin thotë se Rusia do fundin e luftës, SHBA reagon me mosbesim

Presidenti Vladimir Putin tha se Rusia do të donte t’i jepte fund luftës në Ukrainë dhe se një gjë e tillë do të kërkonte në mënyrë të pashmangshme një zgjidhje diplomatike.

Presidenti rus i bëri komentet, që ka shumë mundësi të priten me mosbesim nga Ukraina dhe aleatët e saj, një ditë pasi Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden priti presidentin ukrainas në Shtëpinë e Bardhë dhe i premtoi atij mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur të SHBA-së.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, tha se presidenti rus “nuk ka dhënë absolutisht asnjë sinjal se është i gatshëm të negociojë” për t’i dhënë fund të luftës.