
Putin: Të hapur për dialog rreth centralit në Zaporizhzhia
Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka thënë shefit të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike, Rafael Grossi, që ai është “i hapur për dialog” rreth centralit bërthamor në Zaporizhja.
Putin i ka thënë Grossit në Shën Petersburg se situata rreth centralit është “shqetësuese”.
Centrali bërthamor në Zaporizhja – më i madhi në Evropë – ka qenë një nga shënjestrat e ushtrisë ruse prej nisjes së luftës në Ukrainë, në fund të muajit shkurt.