
Putin firmos dekretin për të kaluar termocentralin e Zaporizhzhia në kontrollin e Rusisë
Presidenti Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret për transferimin e centralit bërthamor të Zaporizha në jug të Ukrainës nën kontrollin rus. Termocentrali, më i madhi në Evropë, ka qenë i pushtuar nga trupat ruse që në ditët e para të luftës, por ende drejtohet nga teknikë ukrainas.
Kreu i rregullatorëve të energjisë në Kiev u ka kërkuar punëtorëve të mos nënshkruajnë asnjë dokument me pushtuesit rusë.