
Putin firmos aneksimin e 4 rajoneve të Ukrainës
Pas referendumeve të rreme të zhvilluara në katër rajonet e Ukrainës, Kremlini bën me dije se Presidenti Putin do të nënshkruajë një ligj për aneksimin e tyre. Zëdhënësi Dmitry Peskov, tha se administratorët e rajoneve të emëruar nga Moska do të nënshkruajnë traktate për t’u bërë pjesë e Federatës Ruse.
Sipas zyrtarëve rusë, katër rajonet, të cilat përfaqësojnë rreth 15% të Ukrainës, votuan me shumicë për t’u bashkuar me Rusinë. Të katër rajonet formojnë një rrip të rëndësishëm tokësor midis Rusisë dhe Gadishullit të Krimesë, të cilin Moska e aneksoi ilegalisht nga Ukraina në vitin 2014.
Ukraina thotë se do të vazhdojë të luftojë për të çliruar rajonet e Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia.