Pushuesit e parë në Vlorë dhe Shëngjin

Ndonëse sezoni turistik nuk ka nisur ende zyrtarisht, në disa prej plazheve mahnitëse shqiptare janë parë pushuesit e parë, në Vlorë dhe Shëngjin, të cilët janë shqiptarë, të huaj dhe nga Kosova.

Kjo për shkak edhe të rritjes së temperaturave në vendin tonë. Gjë që ka bërë që pushuesit të shfrytëzojnë ditët e ngrohta me diell.

E duket se pushuesit e Kosovës do të vijojnë të jenë besnikë të plazheve shqiptare e konkretisht Shëngjin dhe Durrës edhe në këtë verë.

Njësitë e shërbimit si akomodimi, po ashtu lokalet, baret e restorantet këtë sezon e kanë nisur punën më herët pasi kanë filluar edhe prenotimet në hotele.