
Punonjësja e moshuar rrëzohet teksa shpërndan pica, por këtu nis historia e saj
Një punonjëse e moshuar e kompanisë së Picerisë Dominos, tashmë mund të thuhet se mund të mos ketë nevojë të punojë. Një video ku shihet teksa rrëzohet me disa kuti pice në dorë, ka prekur zemrat e të gjithëve, aq sa për të janë mbledhur 390 mijë dollarë.
Barbara Gillespie, 72 vjeçe, është filmuar nga kamerat teksa po dorëzonte porosinë në një familje familjeje në fillim të këtij muaji.
Duke ngjitur shkallët, Gillespie u rrëzua dhe kutitë e picës ranë në tokë. Kamera e instaluar para derës së familjes në Karolinën e Jugut, SHBA kapi gjithçka dhe ky ishte momenti prekës ku ata vendosën ta ndihmojnë. Akoma më prekës është momenti teksa Barbara vazhdon duke kërkuar falje që hodhi në tokë picat, teksa mundohej të ngrihej në këmbë.
Kevin quhet personi që nxitoi për të ndihmuar të moshuarën, ai hapi një faqe në Go Fund Me dhe tha se donte ta ndihmonte.
“Le t’i tregojmë pak mirësi dhe të heqim pak nga kjo barrë që ekonomia jonë po u shkakton sidomos brezave të vjetër”!, ka thënë ajo.
Pas mbledhjes së parave, Kevin së bashku me dy nga fëmijët e tij, vendosën të surprizojnë të moshuarën në dyqanin e Domino’s. Ajo më në fund mund të lërë punën dhe të shijojë pensionin. Historia preku zemrat e shumë njerëzve, ndërsa dhurimet vazhdojnë për Barbarën.
*Tibo News