AlbanianEnglish

Punonjësit në Gjermani “bllokojnë” Amazon

Sindikata e mbrojtjes së të drejtave të punonjësve “Verdi” në Gjermani iu bëri thirrje këtë të diel punonjësve të Amazon që të mbështesin grevën e ditëve në vijim.

Kjo thirrje vjen në prag Krishtlindjesh duke bërë kështu që punonjësit të sabotojnë prodhimin në një kohë intensive duke kërkuar rritje pagash përballë rritjes së kostove të jetesës.

Kompania Amazon ka deklaruar se greva e punonjësve ka prekur vetëm një pjesë të 20 qendrave të saj të prodhimit , teksa Gjermania është tregu më i madh i kompanisë pas SHBA-ve.

Sindikata “Verdi” ka paralajmëruar se nëse kompania i përgjigjet rritjes së pagave, atëherë do të hiqeshin të gjitha kërkesat për grumbullimin  e punonjësve në greva.

Amazon e cila nuk njeh marrëveshjet kolektive ka deklaruar se i është përgjigjur kërkesës për rritjen e pagave në muajin shtator, por sindikatat e punonjësve deklarojnë nga ana tjetër se punonjësit gjerman paguhen më pak se homologët e tyre në vende të tjera të botës.

Sipas kompanisë tani më paga për një punonjës në Gjermani nis me 13 euro për orë duke përfshirë këtu edhe shpërblimet.

Pas dy viteve eksperiencë sipas kompanisë një punonjës i Amazon në Gjermani merr një pagë e cila nis  prej 35,000 eurosh në vit.

*TiboNews

You don't have permission to register